Një person është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Dobrushë të Istogut.
Viktima është i moshës rreth 42-vjeçare dhe i takon komunitetit boshnjak.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 11:40 është njoftuar policia se është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut. Ai është gjetur nga një fqinj i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Viktima është i moshës rreth 42-vjeçare dhe i takon komunitetit boshnjak”, deklaroi ai.
Gashi shtoi se rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa në konsultim me prokurorin do të vendoset nëse trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për obduksion.
“Po zhvillohen hetimet për të sqaruar rrethanat lidhur me rastin”, përfundoi ai.