Kanë nisur homazhet për nderim të jetës dhe veprës së regjisores, Vjosa Berisha.
Miq, familjarë, e figura të shumta janë parë duke bërë homazhe brenda hollit të TKK.
Për të nderuar veprimtarinë e 49-vjeçares i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.
Të tjerë figura publike ishin: Agim Ademi, Melihate Temkolli, Eliza Hoxha, Abelard Tahiri e Mimoza Kusari – Lila.
Producentja, e cila u nda nga jeta javën e kaluar, do të varroset ditën e sotme (e enjte) në varrezat e Prishtinës (Arbëri)./Telegrafi