Në ora 10:00, në Bruksel, ka nisur takimi dy ditor i Grupit Punues për Vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Me 12 e 13 tetor grupi diskuton për disa çështje në mesin e të cilave është liberalizimi i vizave për Kosovën.
Ky organizim evropian do të diskutojë një të ashtuquajtur non-paper që do prezantohet aty nga Komisioni Evropian.
Në dokumentin që ka pasur qasje Klan Kosova, e i cili s’është publik, thuhet se komisioni i qëndron prapa raporteve që i bëri më 2016 e 2018, që konfirmojnë përmbushjen e kushteve për heqjen e regjimit të vizave.
Vendimin final për liberalizim, pas kryerjes së procedurave paraprake, e merr Këshilli Evropian (KE) me shumicë të kualifikuar, transmeton KlanKosova.tv.