Ka nisur konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në këtë konferencë do të diskutohet lidhur me gatishmërinë e palëve që gjykimi të fillojë më 1 mars 2023 dhe kohëzgjatjen e fjalës hyrëse të tyre dhe çështje të tjera procedurale dhe substanciale.
Ish krerët e UÇK-së, janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore, për dallim nga radhët e tjera të cilët ishin prezent përmes lidhjeve online.