Në Gjykatën Speciale ka nisur seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Sot, sikurse edhe javën e kaluar, do të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve të prokurorisë.
Gjatë javës së kaluar, për tri ditë radhazi ka folur dëshmitarja e parë, por seancat e saj kanë qenë të mbyllura për publikun.
Në informimin javor të Dhomave të Specializuara u tha se të gjitha gjykimet janë publike, por gjykatësit në disa raste vendosin të kryejnë një pjesë të seancës në privat, me qëllim të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit.