Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shfaqur me humor të mirë në nisje të Samiti i Ballkanit Perëndimor për vitin 2022 që po mbahet në Prishtinë.
Temë diskutimi në këtë samit është pushtimin rus në Ukrainë, si dhe rritja e çmimeve që po e çojnë botën në kriza të shumëfishta.
Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe oficeri i lartë i Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe, Stuart Peach.
Pjesë e folësve do të jenë dhe kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.