Prokuroria Speciale ka nisur intervistimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në lidhje me deklaratat e tij për rastin e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
I pranishëm në hyrje të Abazit në objektin e Prokurorisë Speciale ishte edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili ka bërë kërkesë që të marrë pjesë në marrjen në pyetje të Haki Abazit.
Kujtojmë që javën e kaluar, Haki Abazi kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Në konferencën për media të dhënë të enjten, ai ka kërkuar po ashtu që prokuroria të marrë në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe Dejona Mihali, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.