Është ngritur aktakuzë ndaj K.S, i cili dyshohet se vrau me thikë 26 vjeçarin E.M.
Ngjarja kishte ndodhur në Pejë, më 20 janar.
“I pandehuri K.S., akuzohet se me datë 20 janar të këtij viti, në ora 14:54, në qytetin e Pejës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën E.M., ditën kritike, duke përdorur mjetin e prehet ka goditur disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve të marra, përkundër trajtimeve mjekësore nga Spitali Rajonal i Pejës, viktima nuk ju mbijeton plagëve dhe gjen vdekjen po atë ditë rreth orës 16:05” – njofton Prokuroria Themelore e Pejës.
Prokurori i çështjes, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë dhe të dënohet ashtu siç e parasheh Kodi Penal i Kosovës.