Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë shqyrton buxhetin e komisionit. (Kuvendi, salla N204, ora 9:00)
Vazhdon seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s me temë “Kontributi i grave për paqen dhe sigurinë rajonale. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30)
Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së komandantit të KFOR-it, ku gjeneralmajor Ferenc Kajari ia dorëzon detyrën
Angelo Michele Ristuccia. (Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton projektligjin për mbështetjen e punëve publike, si dhe raportin vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Kuvendi, salla C203, ora 11:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KEK-ut për periudhën 2006-2008. (Kuvendi, salla N204, ora 14:00)
Mbahet konventa e hapjes së zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës. (Parku te salla “1 tetori”, në Prishtinë, ora 17:30