Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të e grupit avokues të prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara në Handikos. (Ndërtesa e Kuvendit salla N302, ora 09:00)
Mbahet takimi i 229-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, ora 09:00)
Mbahet mbledhja e 308-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.(KGJK, ora 09:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite 10 pika, ndër to edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës (KQZ, ora 10:00)
Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, në prag të festës së Fitër Bajramit bën shpërndarjen e 50 pakove ushqimore dhe higjienike të dedikuara për pjesëtaret e komunitetit jo shumicë. Merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, ora 12:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. ( Selia qendrore të LDK-së, ora 12:00)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, pret ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë Tobias Billström, në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Të dy homologët do të zhvillojnë më pas takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.( Aeroporti “Adem Jashari”, ora 13:00)