Për sot, e premte datë 14 tetor janë paraparë disa ngjarje si më poshtë.
Mbahet Simpoziumi shkencor “Energjia e pastër dhe zhvillimi i qëndrueshëm” (Akademia e Shkencave, ora 09:00)
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe përfaqësuesve të bizneseve, si dhe nënshkrimi i kontratave me nxënësit për kryerjen e praktikës profesionale në ndërmarrje, në profilin e Flokëtarisë. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Hapet panairi me produkte të grave në agrobiznes. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 10:00)
Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mban konferencë për media (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)
Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare (Kuvendi i Kosovës, salla plenare, ora 11:00)
Mbahet debat me temën “Pozita dhe problemi i të rinjve në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale, Çagllavicë, ora 11:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK, ora 11:00)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë mbi temën: “Çfarë u tha në Raportin e Vendit për Kosovën: analizë dhe rekomandime mbi fushat kryesore” (GLPS, ora 11:00)
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomeve të Kosovës hapin fushatën “SOS Mik”. (SOS Fshati i Fëmijëve në Prishtinë, ora 11:30)
Eurodeputetja Svenja Hahn dhe deputeti i parë shqiptar i Landit të Hamburgut, Sami Musa mbajnë konferencë për media. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 12:15)
Mbahet mbledhja e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës (Biblioteka e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 13:00)
Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare (Kuvendi i Kosovës, salla plenare, ora 15:00)
Oda e Avokatëve të Kosovës përuron objektin e saj të ri. (Rr. “Bekim Fehmiu”, ora 15:00). /