Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja mbajnë konferencë për media. (Holli i objektit të Ministrisë së Drejtësisë, ndërtesa e ish-Rilindjes, ora 10:00)
Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohen me Nicholas Abbott – Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, si dhe çështje tjera. (Kuvendi, salla N303, ora 10:00)
Nis Festivali të Kafes dhe Çajit në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00 deri 21:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku shqyrtohet raporti i Auditorit të Përgjithshëm për raporti vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021.
Të ftuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe auditorja e përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca. (Kuvendi, salla N302, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e nisjes së fushatës sensibilizuese për sindromën Down. (Sheshi Skënderbeu, Prishtinë, ora 11:00)
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA para Qeverisë së Kosovës organizon aksion simbolik kundër taksës 18% për produktet menstruale. (Ora 12.00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku shqyrtohet në parim projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi, salla N10, ora 13:00)
Mbahet mbledhja e Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku shqyrtohet projektligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe nisma e komisionit të projektligjit për rregullat e trafikut rrugor. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)
Mbahet mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ku intervistohet menaxhmenti i KOSTT-it për periudhën 2006-2008. (Kuvendi, salla N204, ora 14:00)