Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë paraparë të zhvillohen disa ngjarje.
Në kuadër të këtyre ngjarjeve është edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, përcjell lajmi.net.
Ngjarjet e ditës:
Klubet e Federatës së Notit të Kosovës do të protestojnë para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për shkak të injorimit dhe ndërhyrjeve politike në këtë federatë. (Para MKRS-së, ora 10:00)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal takohet me Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Pyje, Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe shqyrton Draft – planin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)
OJQ ACDC – Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban takimin publik mbi proceset e shpronësimit në veri të Kosovës. (Kolegji Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndanë medalje për personalitete nga sfera e kulturës, sportit dhe sigurisë për personalitete që kanë dhënë kontribut dhe kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës. (Klan Arena, ora 17:00)