Ngjarjet e datës 11 gusht
Mbahet ceremonia e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli. Të pranishëm ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (HANDIKOS, Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Veternik Prishtinë, ora 10:00)
Grupi i asamblistëve të Lëvizjes në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00)
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, mbahet aktiviteti “Kartolinat e rinisë”. (Parku i Qytetit Gjakovë, ora 11:00)