Ngjarjet e datës 24 nëntor
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të KGJK-së, ora 09:00)
Komisioni për Ekonomi shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:30)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Grupi “Besa Besë” viziton fabrikën “KB Krusha”. (Krushë e Madhe, ora 11:00)
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me ministrin e Zhvillimit Rajonal (MZHR), Fikrim Damka, do të mbajnë konferencë për media. (Zyra e mediave në Komunën e Podujevës, kati i tretë, ora 11:30)
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur KFOS dhe KRAF promovojnë librin “Kohëra të trazuara: Si do të duhej të reagonte Kosova ndaj krizave të shumëfishta me të cilat përballet?” (Qendra për Praktikë Rrëfyese ish-Biblioteka “Hivzi Sylejmani” Prishtinë, ora 11:30)
EULEX-i do ta prezantojë raportin e tij të tretë publik për Monitorimin e Drejtësisë, i cili e përfshin periudhën prej muajit nëntor 2021 deri në shtator 2022. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 13:00)
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)
Kryeministri Albin Kurti, ministri i Financave Hekuran Murati dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi prezantojnë buxhetin 2023 – takimi me qytetarë. (Objekti i Rilindjes, amfiteatri, Prishtinë, ora 17:00)
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur KFOS organizon panel diskutimi me temën “Diplomacia sportive: A mund ta forcojë Kosova pozitën e vet ndërkombëtare përmes sportit?” (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)