Ngjarjet e ditës: 9 nëntor 2022
09:30
Dita e dytë e konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Projektligji për tubime publike. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, dhe Raportin Vjetor Financiar i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
10:00
Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga UNDP, dhe në bashkëpunim me komunën e Gjilanit do të mbajë takim me banorët lokalë dhe me përfaqësuesit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Ky takim organizohet në kuadër të fushatës vetëdijesuese për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. (Sh.F. “Agim Ramadani”, Zhegër, Gjilan)
13:00
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremoninë për ndarjen e çmimeve vjetore të konkursit për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)
13:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, interviston ish-drejtorin e KEK-ut, Arben Xhukaj, ish-kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Fadil Çitaku dhe pesë anëtarë të Bordit. (Kuvendi i Kosovës, N204)
15:00
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, viziton Aleancën Kosovare të Biznesit (AKB), ku do të pritet nga kryetari Agim Shahini. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë)