Ngjarjet e datës 3 nëntor
Mbahet mbledhja e 297-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (KGJK, ora 09:00)
Mbahet ceremonia solemne e ndarjes së titullit “Qytetar Nderi” i qytetit të Mitrovicës, për Halil Kastrati, në shenjë mirënjohje për kontributin e rëndësishëm dhe të veçantë për qytetin dhe qytetarët e Mitrovicës. (Muzeu i qytetit në Mitrovicë, ora 10:30)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton lidhur me organizimin e tryezave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 12:00)
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Ksoovës, salla C-203, ora 12:30)
Pas dhunimit të të moshuarës në Pejë, organizohet protestë për trajtimin e dinjitetshëm të gjyshërve dhe prindërve tanë (Te përmendroja e Nënës Terezë, qendra e qytetit Gjakovë, ora 13:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, me raport rekomandim të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 14:00)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për media (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 14:30)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston ish-ministrat Lutfi Zharku e Ahmet Shala. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 15:00)
Mbahet Sesioni i parë i Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, ora 16:00)
Mbahet edicioni i dytë i “Le të flasim – Let’s talk” 2022 (Kino Armata, Prishtinë, ora 19:00)