Ngjarjet e datës 2 nëntor
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskutim rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskutim rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton për Projektligjin për Sigurinë Kibernetike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet me Romeo Franc, deputet i Parlamentit Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale për Miratimin e Taksave Vjetore për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë organizon konferencë për media lidhur me temën e diskutimit: Vendimi i Qeverisë lidhur me ndarjen e mjeteve dhe kushtëzimi për punëtorët e sektorit privat. (Zyrat e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, rruga “Gazmend Zajmi”, Prishtinë, ora 10:00)
Grupi Parlamentar i AAK-së do të vizitojë SBAShK-un. (SBAShK, ora 11:00)
EULEX, në vazhdën e disa projekteve të tyre për mbjelljen e drunjve nëpër lokacione të ndryshme, ka përzgjedhur Kampusin e Qendrës së Studentëve si njërën prej lokacioneve për mbjellje të fidanëve. Marrin pjesë kryesuesi i Misionit EULEX, Lars – Gunnar Wigemark, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe ministri i Bujqësisë Faton Peci. (Ora 11:00)
Promovohet monografia “Gjakova ndër vite:1990-1999”. (Salla “Teki Dërvishi” Biblioteka e Qytetit, salla “Teki Dervishi” Gjakovë, ora 12:00)
Me rastin e 33-vjetorit të rënies, bëhen homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani – Prishtinë, ora 12:00), si dhe te vendi i rënies. (Bregu i Diellit, Prishtinë, ora 13:00)
Grupi Parlamentar i AAK-së do të vizitojë Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës. (Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, ora 13:00)
Mbahet ceremonia e Transferimit të Autoritetit ndërmjet KFOR-it 30 dhe KFOR-it 31 në Komandën Rajonale – Lindje. (Kampi Bondsteel, ora 13:00)
Grupi Parlamentar i AAK-së do të vizitojë Sindikatën e Policisë së Kosovës. (Sindikata e Policisë së Kosovës, ora 14:30)