Një tjetër rast i ngacmimit seksual është paraqitur dje në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë viktima është një mashkull kosovar. I njëjti ka raportuar se për tri vite është duke u ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
Lidhur me këtë rast policia ka nisur hetimet.
“NGACMIM SEKSUAL Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë 21.09.2022 – 14:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia. /Reporteri.net