Një person është therur me thikë mbrëmë në lagjen Kurill të Prizrenit.
Ai ishte dërguar në gjendje të rëndë në spitalin.
Për gjendjen e tij kanë dhënë detaje nga spitali rajonal.
Shefi i mjekimit Intensiv Qendror, Mentor Rexhëbeqaj, tha për Klankosova.tv se gjendja e të riut për momentin është stabile.
“Për momentin gjendja e tij është stabile. Ai iu ka nënshtruar një operimi mbrëmë ku është dashur të trajtohen plagët që i ka pasur në disa vende. Për fat të mirë nuk janë prekur zonat që kanë mundur t’ia marrin jetën në vendin e ngjarjes”, tha Rexhëbeqaj.
“Ai tani po monitorohet në mjekimin intensiv. Parametrat i ka normale për momentin dhe të shohim tutje se si do të shkojë në vazhdim”, tha ai.