Neymar ka qenë protagonist në natën e mbrëmshme.
Jo vetëm për paraqitjen në fushë, ku i realizoi dy gola në Superkupën e Francës, apo siç po quhet ajo “Trofeu i Kampionëve”, por edhe për veprimin që e bëri pas lojës.
Në fakt, ylli brazilian e mori rolin e dorëzuesit të medaljeve, duke “ia marrë punën” gruas që ishte angazhuar për këtë punë, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, ish-futbollisti i Santosit dhe Barcelonës i bëri të qeshnin shokët e skuadrës derisa ua vendoste atyre në qafë medaljet, përfshirë këtu edhe Leo Messit, me të cilin e mbylli takimin me një përqafim.
https://twitter.com/CFC_Janty/status/1553836325144596480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1553836325144596480%7Ctwgr%5E94ddbbd2db0c9a9db559306ac19faa2de070acfe%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fneymar-i-befason-te-gjithe-ua-ndan-medaljet-messit-me-shoke%2F
Gjithashtu, shokët e skuadrës ia vendosën medaljen në qafë edhe brazilianit pas fitores 4:0 në “Bloomfield Stadium” ndaj fituesit të Kupës së Francës, Nantes.
Ky ishte trofeu i parë për trajnerin e ri, Christophe Galtier me PSG-në, e cila synon të jetë protagoniste sezonin e ardhshëm, në Francë dhe në Evropë.