Të enjten e kaluar, vdiq producentja e njohur, Vjosa Berisha.
Lidhur me ceremoninë mortore të producentes ka njoftuar bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër (të enjten më 30 qershor) në ora 17:00 në varrezat e Prishtinës (Arbëri).
Postimi i plotë:
“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha:
E enjte, 30 qershor
– 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);
-15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);
-17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi).
E pamja
Datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1)
nga 11:00-18:00h.
Familjet Berisha dhe Istrefi.”