Nesër, Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbaj mbledhjen e rregullt.
Përveç pikave të regullta të rendit të ditës, ndër të cilat është shqyrtimi i rrëgullores për Taksat Komunale sipas kërkesës së MAPL-së, nisma për bashkëpunim ndërkombëtar me qytetin e Bodrumit dhe Edrinesë dhe dy raporteve, njëri financiar i Kompleskit Evropa dhe tjetri i Punës së Këshillit të Qendrës Historike të Prizrenit, Komiteti për Politikë dhe Financa i ka rekomanduar edhe 3 propozime të reja për rënd të ditës.
Kërkesa e Shoqatës së Gastronomëve për lirim nga pagesa e shfrytëzimit të hapësirave publike do të jetë pikë e veçantë e rednit të ditës.
Gjithashtu ne rend dite do të jenë Raporti i Punës gjashtëmujore të Kryetarit, Shaqir Totaj si dhe propozimin për themelimin dhe emërimin e Komitetit për Kartën e qytetit.
Seanca do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:00.