Policia e Kosovës ka njoftuar për nëntë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Graçanicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.
Fushë Kosovë 13.06.2022 – 22:00. Raportohet se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i sajë i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime.
Graçanicë 13.06.2022 – 22:30. Raportohet se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime.
Obiliq 13.06.2022-23:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Prishtinë 14.06.2022-12:20. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Prizren 13.06.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime.
Rahovec 12.06.2022 – 20:05. Me 14.06.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.
Gjakovë 14.06.2022-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Malishevë 14.06.2022-21:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbal është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Mitrovicë 14.06.2022-20:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.