Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, i ka pyetur qytetarët sesi e shohin zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.
Pyetje e tij vjen pasi u publikua një video, ku shihet një lagje e pushtuar nga qentë endacakë.
“Si e mendoni zgjidhjen e problemit të qeneve endacak?“, ka pyetur ai në Twitter.
Qentë endacakë janë një nga problemet e kryeqytetit.
Shpesh janë raportuar edhe sulme ndaj qytetarëve të cilat kanë përfunduar me lëndime.
Zgjidhja e këtij problemi ishte premtim i secilit kandidat për kryetar të Prishtinës, përfshirë edhe i Përparim Ramës që tash është në pushtet.