Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar vizitë në komunitetin arbëresh që jeton në Itali.
Ajo është shprehur mirënjohëse për mikpritjen e këtij komuniteti dhe ka theksuar se arbëreshët janë shtyllë e kulturës dhe identitetit kombëtar.
“Mirënjohëse për mikpritjen vëllezërve e motrave arbëreshe. Për shekuj të tërë, ata e kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor, traditën, ritet e kulturën e të parëve të tyre. Ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit, e gjejnë burimin në tokën e arbëreshëve”, ka thënë Osmani.
Ai po ashtu ka falënderuar edhe komunën e Frasnitës për çmimin “Gjergj Kastrioti”.
“Ky çmim është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Po ashtu, në zemër të Arbërisë, në praninë e shumë arbëreshëve të Frasnitës, inauguruam sheshin, i cili e mban emrin e Republikës sonë, sheshi “Kosova”, ka theksuar më tutje Osmani.
Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë, ka shtuar më tutje Osmani./Lajmi.net/