Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur në takim aktoren e madhe shqiptare, Tinka Kurti, të vlerësuar me medaljen “Artistja e Popullit të Shqipërisë”, për t’i ndarë mirënjohje për veprën e saj jetësore me rastin e vizitës së saj në Prizren për promovimin e librit biografik “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti”.
Postimi i tij i plotë:
Kisha nderin dhe kënaqësinë që sot ta pres aktoren e madhe shqiptare, Tinka Kurti, të vlerësuar me medaljen “Artistja e Popullit të Shqipërisë”, për t’i ndarë mirënjohje për veprën e saj jetësore me rastin e vizitës së saj në Prizren për promovimin e librit biografik “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti”.
Ndikimi i Tinkës në kinematografinë dhe teatrin kombëtar është tejet i madh si dhe është model për brezat e rinj të aktorëve në trevat shqiptare.
Rolet më të fuqishme dramatike të saj kanë qenë rolet e nënave, por, po kaq ka qenë e suksesshme në zhanrin e komedisë.
Njihet si protagoniste e filmave “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Vlen të theksohet se Tinka Kurti ka interpretuar në filmin e parë shqiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, në vitin 1958.
Tinka Kurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, e dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.