Klubi i Boksit ”Prizreni” organizoi turneun ndërkombëtarë ”Komandant Drini -Ekrem Rexha”, turne ky i cili është pjesë e kalendarit të Federatës së Boksit të Kosovës.
Pjesëmarrësit te ketij turneu ishin klube boksi nga Franca, Zvicra, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova si nikoqire.
Ensar Badalli nga Klubi Prizrenit është hera e katërt që po merr pjesë në këtë turne ai thekson rëndësinë e ketij turniri sepse edhe e mban emrin e Heroit Ekrem Rexha-Komandant Drinit.
Hapjen solemne të këtij turneu e bëri këngëtari nga Presheva Arian Agushi -Gold AG i cili edhe dha porosinë që prizrenasit, Kosova dhe mbarë populli shqiptar të kujtoj e nderoj përjetë veprën e trimit nga Prizreni, Heroit Ekrem Rexha.
Tomo Kadic, tranjer i Klubit të Boksit “Nacional” nga Zagrebi tha se nuk është hera e parë që po vizitojmë Prizrenin dhe Kosovën dhe ne kalojme gjithmon momente të mira me vellezerit tanë shqiptar.
Ndërsa Sekretari i Klubit të Boksit “Prizreni” Ruzhdi Rexha, tha se pret pjesëmarrje të gjerë nga vendet fqinje dhe poashtu falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij turneu./tv-opinioni.com/