Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin ndërmjetësues nga Komuna e Prizrenit, të cilët kanë informuar qytetarët lidhur me institutin dhe procesin e ndërmjetësimit në përgjithësi.
Në këtë aktivitet është vërejtur një numër i madh i qytetarëve të cilët kanë treguar interesim për të mësuar më shumë për ndërmjetësimin.
𝐍𝐠𝐚 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐚𝐭𝐚 𝐤𝐚𝐧ë 𝐦ë𝐬𝐮𝐚𝐫:
Çka është ndërmjetësimi
Parimet e ndërmjetësimit
Kontestet që mund të zgjidhen përmes ndërmjetësimit
Si inicohet procedura e ndërmjetësimit
Efekti juridik i marrëveshjes së arritur në ndërmjetësim
Sa kushton procedura e ndërmjetësimit
Si mund të përzgjedhen ndërmjetësuesit
Pse duhet zgjedhur ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, dhe të tjera.