Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ka pritur në takim pesë zyrtarë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, raporton Ekonomia Online.
Delegacioni i përbërë nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav MIroslav Lajçak me këshiltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Jens Plotner, Emmanuel Bonnesë që shërben si këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron, si dhe Franceso Maria Talo, i cili është këshilltar i kryeministres italiane Giorgia Meloni, do të mundohet të intensifikojnë dialogun Kosovë-Serbi, drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.
Për këtë çështje para disa dite për vizitë në Kosovë ishte edhe këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet, ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi në fillim të vitit ishte e i dërguari britanik Stuart Peach.
Chollet një ditë më parë theksoi se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë “zgjedhje të vështira” dhe “guxim politik”.