Kosova pas luftës së Rusisë mbi Ukrainën, ka hapur dyert për gazetarët ukrainas.
Edhe gjatë ditës së sotme kanë mbërritur dy gazetarë. Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash, si pjesë e programit “Journalists in Residence- Kosovo”.
Lajmin e kanë bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve, të cilët kanë dalë për t’i pritur në aeroport.
Deri më tani në Kosovë janë strehuar katër gazetarë ukrainas.