TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Në Kosovë 12 raste me COVID-19, IKSHPK thotë se pandemia ende s’ka mbaruar

31/12/2022
in Kosovë, Lajme
Rritja e rasteve me coronavirus, IKSHPK bën apel për qytetarët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur që në Kosovë janë 12 raste me COVID-19.

Po ashtu sipas njoftimit të fundit të tyre bëhet e ditur se numri i të shëruarve është tre persona, ndërsa teste të kryera në 24 orët e fundit janë 65.

Gjithashtu IKShPK-ja, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes kujdes të shtuar pasi pandemia me COVID-19 ende nuk ka mbaruar.

Sipas IKShPK-së përmes një njoftimi bëhet e ditur se në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19.

IKSHPK bën të ditur se Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.

Po ashti siç bëhet e ditur në njoftim, me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen.

“MSh dhe IKShPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKShPK-së.

Ndërkaq, në Kosovë ka ende raste me COVID-19, ndërsa në Kinë përhapja e këtij virusi ka evoluar me të  madhe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se zyrtarët kinezë duhet të ndajnë më shumë informacione në kohë reale rreth infeksioneve me COVID-19.

Siç thonë ata, shumë nga kufizimet e rrepta të vendosura shkaku i koronavirusit, autoritetet kineze i kanë hequr gjatë javëve të fundit, por rastet janë rritur dhe disa vende tani po kontrollojnë udhëtarët nga Kina.

Zyrtarët e OBSH-së thonë se duan të shohin më shumë të dhëna për shtrimet në spital, pranimet në njësinë e kujdesit intensiv dhe vdekjet.

Ajo gjithashtu kërkon shifra për numrin e personave të vaksinuar, raporton BBC.

Shtetet e Bashkuara, Spanja, Franca, Koreja e Jugut, India, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Tajvani kanë vendosur të kërkojnë teste negative për udhëtarët e ardhur prej Kinës, pasi kanë frikë nga një përhapje e virusit.

Ndryshe, Kina ka qenë epiqendra e fillimit të pandemisë së koronavirusit, i cili u shpërnda në të gjithë botën.

 

 

Tags: Virusi
ShareTweetShare
Previous Post

Falsifikim i rezultateve të votimit, aktakuzë ndaj shtatë personave për zgjedhjet e 14 shkurtit

Next Post

Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

Related Posts

Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim
Kosovë

Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim

by TV OPINION
31/01/2023
Osmani pas takimit me von der Leyen: Në luftën kundër bandave në veri, presim mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja
Ballina

Osmani: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

by TV OPINION
31/01/2023
Brnabiq për deklaratën e Escobarit: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu s’ka kuptim
Kosovë

Bërnabiq: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit

by TV OPINION
31/01/2023
Vizita e Kurtit-Osmanit në SHBA, Haziri: Në kohën e LDK-së takimet ishin në nivel presidentësh
Ballina

Haziri: Në takimin për Asociacionin nuk pati dallim opozitë-pozitë, vetëm mes palës shqiptare dhe serbe

by TV OPINION
31/01/2023
Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme
Kosovë

Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme

by TV OPINION
31/01/2023
Next Post
KEDS njofton për punime në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

Te fundit

Krasniqi – deputetëve të VV-së: Për kodin Civil s’e keni dëgjuar kryeminisrin, veproni njëjtë edhe për Trustin

Krasniqi: Mosliberalizimi i vizave akt poshtërues për Kosovën

14/10/2022
Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka edhe të lënduar

Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka edhe të lënduar

02/08/2022
Konfiskohen 10 kuti municion dhe armë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Konfiskohen 10 kuti municion dhe armë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

11/07/2022
Selimi takohet me Kurtin, i jep përkrahjen e AAK-së për vettingun

AAK thërret konferencë për media

10/01/2023
Presidenti Agim Ademi me ftesë të UEFA-së shkon në finalen e Euro 2022

Presidenti Agim Ademi me ftesë të UEFA-së shkon në finalen e Euro 2022

30/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Diell Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim
  • Osmani: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?