Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit tetor 2022, ka ngritur 20 (njëzet) aktakuza, kundër 20 (njëzet) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kështu është bërë e ditur nga vet zyra për media e kësaj prokurorie.
Në komunikatë thuhet se PTH e Gjakovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.
“Gjithashtu, kjo prokurori, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje.”, thuhet në komunikatë.
Viteve të fundit në Kosovë ka pasur një rritje të rasteve të dhunës në familje.