Në Ferizaj së shpejti do të nisë ndërtimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare, ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.
Ai ka bërë të ditur se objekti do të ndërtohet në rrugën “Remzi Hoxha” në qytet, investim ky prej 1.7 milionë euro.
“Falë bashkëpunimit tonë me miqtë nga shteti i Katarit përmes organizatës “Qatar Charity”. Ndërtesa e re e QMF II, do të integroj gjithë shërbimet e kujdesit primar shëndetësor, me kushte perfekte të ofrimit të shërbimit shëndetësor për bashkëqytetarët tanë”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Një superlajm për mantelbardhët, në Ditën e Shëndetësisë Ferizajase
Në Ferizaj së shpejti nis ndërtimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare nr.2 në rrugën “Remzi Hoxha” në qytet, investim ky prej 1.7 milionë euro, falë bashkëpunimit tonë me miqtë nga shteti i Katarit përmes organizatës “Qatar Charity”.
Ndërtesa e re e QMF II, do të integroj gjithë shërbimet e kujdesit primar shëndetësor, me kushte perfekte të ofrimit të shërbimit shëndetësor për bashkëqytetarët tanë.
Faleminderit shtetit të Katarit dhe drejtuesve të organizatës “Qatar Charity” për bujarinë e mbështetjen madhore për Ferizajn dhe jo vetëm për këtë projekt.