Ndikimi i pajisjeve teknologjike në shëndetin e syve të fëmijëve, e në veçanti efekti negativ i tyre, është një temë jashtëzakonisht me interes për fëmijët në ditët e sotit.
Në SHML”Ruzhdi Berisha” në Dragash, sot, DR Gentian Bajraktari, oftamolog në QKUK, mbajti një ligjeratë vullnetare me temën: “Si ndikojnë ekranet e teknologjisë tek sytë tanë”.
Tema në fjalë zgjoi interes të veçantë te nxënësit, e cila u manifestua me shumë pyetje rreth shëndetit të syve të tyre.
Prandaj, jemi shumë mirënjohës oftamologut në fjalë, i cili arriti të shpjegojë rreziqet me të cilat përballen fëmijët tanë lidhur me përdorimin e tepruar të pajisjeve teknologjike.