A është e vërtetë që disa gota “të mira” para se të shkoni në shtrat mund të nxisin një pushim të qetë? Sipas ekspertëve, jo, pasi alkooli vepron në tru duke ndrydhur ciklin e gjumit me efekte, veçanërisht në terma afatgjatë, shkruan focus.it.
Jennifer Martin, doktoreshë dhe profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, shpjegon në një intervistë të fundit me New York Times se ”pijet alkoolike ndryshojnë sekuencën e fazave të gjumit të thellë dhe gjumit të lehtë që karakterizojnë pushimin tonë”.
Alkooli, në fakt, nxit zgjimin e vazhdueshëm dhe rënien në gjumë, gjë që bën që cikli i gjumit të fillojë nga e para çdo herë – transmeton KP.
Rezultati është që, pas një nate përgjithësisht pa ëndrra, në mëngjes zgjoheni më të lodhur se më parë, me dhimbje koke dhe shumë pak energji.
Me pak fjalë, pijet alkoolike, ndërkohë që favorizojnë një gjumë më të shpejtë, ndikojnë keq në pjesën e dytë të natës. Por, në detaje, çfarë ndodh me trurin tonë pas disa pijeve?
Pak minuta pas gëlltitjes, alkooli arrin në tru ku ndërvepron me acidin gama-aminobutirik (ose GABA), një neurotransmetues që pengon transmetimin e impulseve nervore dhe ka një efekt qetësues.
Jo vetëm kaq: alkooli gjithashtu ka një efekt të fuqishëm diuretik që ju detyron të zgjoheni shpesh për vizita po aq të shpeshta në tualet.
Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, edhe gota e tepërt kontribuon në gërhitjen më shumë: alkooli është në fakt një relaksues i muskujve që nxit zgjerimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe ndryshon frymëmarrjen normale gjatë natës.