Një grua është arrestuar pasi ka shkaktuar dëmtime të Kompleksi memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz të Poshtëm të Komunës së Skenderajt.
Nga Policia e Mitrovicës kanë thënë se ndaj të dyshuarës është inicuar rast dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një femër që dyshohet së ka dëmtuar kompleksin memorial “Adem Jashari”, dhe është iniciuar rasti ‘Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’ dhe e njëjta është dërguar në ndalim”, tha zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti për insajderin.
Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë.