Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur në seancën e sotme për sfidat në arsimin profesional, për të cilat tha se janë të shumta.
E para e arsimit tha se tekstet shkollore kanë kosto të lartë dhe se dikasteri që ajo e drejton është e fokusuar zgjidhjen e këtij problemi.
“Sfidat në arsim profesional janë të shumta. Edhe arsimin profesional tekstet shkollore janë burime të mësimdhënies dhe janë burimi kryesor. Tekstet shkollore kanë kosto shumë të lartë dhe MASHTI do të fokusohet në marrjen e materialeve. E njëjta praktikë do të vazhdojë për kurrikula”, tha ajo.
“Ndoshta sa për njohurinë tuaj për kurrikulën aktualisht jemi duke punuar. Janë krijuar grupe punuese edhe në arsimin e përgjithshëm dhe profesional”, tha Nagavci, raporton EO.