Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se nga 250 aplikantë për inspektorë të arsimit, vetëm 39 e kanë kaluar rishikimin administrativ, për të vijuar në fazën e dytë të rekrutimit.
Nagavci në “Facebook”, ka shkruar se kandidatët që nuk e kanë kaluar rishikimin administrativ të aplikacioneve, mund të ankohen deri më 10 janar.
Rishikimi i aplikantëve, sipas Nagavcit, është bërë nga divizioni përkatës i Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell lajmi.net.
“Konkursi ka qenë i hapur nga data 23.11.2022 deri më 07.12.2022. Nga Divizioni përkatës në MPB i cili e ka bërë rishikimin e aplikimeve, kemi pranuar njoftimin se nga 250 aplikantë vetëm 39 e kanë kaluar rishikimin administrativ duke plotësuar kështu kriterin për të vijuar në fazën e dytë të rekrutimit. Të gjithë kandidatët që nuk e kanë kaluar rishikimin administrativ të aplikacioneve, janë njoftuar individualisht përmes emailit për arsyet e moskualifikimit për fazën tjetër të rekrutimit.”, ka shkruar ministrja.
Nagavci ka theksuar se afati i ankesave është deri më 10 janar./