Sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagvaci, Ligji i pagave nuk është ligj për rritje të pagave.
Nagavci në Prime Time tha vendime të tilla, për rritje të pagave janë marrë në të kaluarën në mënyrë të pabazuar në kohë fushate nga qeveritë e kaluara.
Ajo tha se për këtë arsye cilësia e arsimit nuk është e dëshirueshme me rezultatet që i kemi aktualisht.
“Besoj që përfundimisht janë renditur mirë punëtorët e arsimit, në raport me të punësuarit tjerë të sektorit publik. Janë larguar diferenca të mëdha në mes të zyrtarëve publikë. Partitë opozitare kanë qenë në pushtet përpara nesh për vite me radhë, e kanë lënë një sistem të pagave me pabarazi të mëdha”.
“Ne dimë që dallime në sektorin publik janë evidente në sektor të ndryshëm. Ka pasur jo pak raste kur persona me kualifikim fillor kanë pasur pagë më të madhe në krahasim me ata me studime mastër, sepse kanë qenë pjesë e një sektori që ka pasur një miratim”, tha ministrja Nagavci.