Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, iu ka uruar të gjithë maturantëve suksese në provimin e maturës shtetërore që mbahet sot në 171 qendra testimi në tërë vendin.
“Ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer, por sot suksesi varet vetëm nga ju”, ka thënë Nagavci përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Postimi i saj i plotë:
Të dashur maturantë!
Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore!
Keni përfunduar me sukses vitet e shkollimit, jeni përballur me sfidat që na solli pandemia dhe uroj të finalizoni me rezultatet më të larta provimin e maturës!
Ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer, por sot suksesi varet vetëm nga ju. Andaj, me qetësi e besim jepeni më të mirën nga vetja!
Nga zemra, fat e shumë suksese të gjithëve!