Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginën të Preshevës, Ragmi Mustafi bashkë me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin janë nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ka shpresë që Lugina e Preshevës do të përfshihet në agjendën e SHBA-ve.
Kjo sipas tij do të kishte e rëndësishme për zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.
“Angazhimi i përbashkëta për avokimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe & Shirley DioGuardi, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti është në kuadër të ndërrmarrjes së hapave strategjik”, ka shkruar ai në Facebook.
“Mundësia që edhe Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e agjendës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është jashtëzakonisht e rëndësishme në zhvillimet rajonale të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Mustafi.
Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë përballur me diskriminime të llojllojshme nga Beogradi zyrtar.
Tashmë kur po bëhet regjistrimi i popullsisë, zyrtarë të pushtetit dhe opozitës po kërkojnë nga shqiptarët e Luginës që të regjistrohen.