Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale ju kishte thënë llapjanëve se rruga Prishtinë – Podujevë përfundon deri në dhjetor 2022.
Mustafa në Facebook ka shkruar se, tash në janar 2023 është prezantuar para llapjanëve hartimi i projektit.
“Për t’ua marrë votën llapjanëve në zgjedhje komunale, partia në pushtet i kishte mashtruar se magjistralja Prishtinë-Podujevë do të përfundohej komplet deri në dhjetor 2022. Tash, në janar 2023, e paskan prezantuar para llapjanëve HARTIMIN e projektit të magjistrales. Dmth tek tash paskan filluar ta vizatojnë në LETËR magjistralen! E realizimi i projektit? KUR del nga letra në terren? Garant duhet pritur zgjedhjet tjera”, ka shkruar ai.