Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka komentuar protestën e sotme të veteranëve të luftës para Kuvendit, të organizuar nga OVL-UÇK.
Ajo ka thënë se aq sa bashkëndjen me veteranët, sot bashkëndjen edhe me Policinë e Kosovës.
Musliu ka thënë se një numër i madh i pjesëtarëve të policisë janë veteranë të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Sa me veteranet sot bashkëndjeje edhe me Policine e Kosovës.
Nga e gjithe Kosova Policia kane zbarkuar para Kuvendit të Kosovës, një numër nga ta vet jane veteran të UÇK-se.
Të ngarkuar me jelek, helmeta e mbrojtese xhami ata sot do të perballen me vetveten e tyre.
Apeloje tek veteranet të jene te kujdeseshem ndaj policise. Ata sot po e kryejne detyren ndaj Shtetit, Shtetit për të cilin ju veteranet bashkë me shumë veteran tani Policë ishit të gatshem me vdeke.
Kuvendi dhe Qeveria duhet të reflektojne!
Kosova nuk e meriton të trajtohet keshtu!