Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se çfarë ka bërë për diasporën.
Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti e sheh diasporën vetëm si votë dhe monedhë, derisa ka shtuar se që nga dita e parë e qeverisjes nuk e ka dërgu Ligjin për Diasporën në Kuvend.
Postimi i plotë:
Kryeministër, a ke tregu sa ke bërë për diasporën e sa vlenë diaspora për ty?
Diasporën ti e sheh veç si votë dhe monedhë. Nga dita e parë e qeverisjes tënde deri më sot, nuk e ke sjell Ligjin për Diaporën, përveç që e ke prolonguar dhe trajtuar krejtësisht si të parendësishme. Diasporën tanë e ke shfrytëzuar për bartjen e shpenzimeve për vartësit e tu nga Ministria e Punëve të Jashtme për sorollatje të kota, duke mos i sjellë asnjë përfitim Kosovës.
Diasporën nuk mund ta joshësh me premtime të kota e oferta boshe! Krejt çfarë duan diaspora nga Ju e nga ne si klasë politike është të punojmë me nder, mençuri e dinjitet për vendlindjen e tyre!