Ish-presidenti Donald Trump përshëndeti të premten kalimin e Twitter-it në duart e Elon Musk-ut.
Miliarderi Musk e vulosi marrëveshjen të enjten në mbrëmje dhe nxiti menjëherë spekulimet se Trump do të kthehej së shpejti në Twitter duke shkarkuar drejtuesit përgjegjës për ndalimin e tij.
Trump tha se ishte i kënaqur që marrëveshja ishte mbyllur.
“Jam shumë i lumtur që Twitter tani është në duar të sigurta dhe nuk do të drejtohet më nga të çmendurit e majtë radikalë dhe maniakë që vërtet e urrejnë vendin tonë”, tha ai në një postim në Truth Social.
“Twitter tani duhet të punojë shumë për të pastruar veten nga të gjitha robotët dhe llogaritë e rreme që e kanë dëmtuar aq keq.”
“Do të jetë shumë më i vogël, por më i mirë.”