Vedat Muriqi do të mungojë për dy ndeshjet e radhës, pasi është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën e së hënës ndaj Elches.
Lojtari luajti rrezikshëm në zonë dhe u përjashtua nga loja, transmeton lajmi.net.
Si pasojë e këtij veprimi sulmuesi do të mungojë në ndeshjen ndaj Real Sociedad dhe Sevilla.
Muriqi po shkëlqen në këtë sezon ku shënoi katër gola në nëntë ndeshje në La liga.