Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për shqyrtimin e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021.
Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se përkundër faktit se që 10 ditë më parë ministri Murati ka konfirmuar ardhjen, sot nuk është prezent.
“Asnjë njoftim nuk ka pasur nga stafi i Ministrisë së Financave. Sot një njoftim e kemi parë në media se ministri Murati është në Shqipëri përkatësisht në portin e Durrësit gjatë ditës së sotme”, tha ajo.
Deputetja Bajrami dyshon se mos prezenca e Muratit mund të jetë një skenar.
Pas kësaj pati një përplasje mes deputetëve të shumicës.
Deputeti Hajdar Beqa ka thënë se është e pakuptimtë që të shqyrtohet raporti pa prezencën e ministrit Murati.
Në këtë komision, deputeti Beqa ngriti çështjen se në atë raport ka të gjetura për ‘u dërguar në prokurori.
Por deputeti Beqa përmendi edhe ndaljen e pagave për grevistët.
Deputetja Mirlinda Sadiku ka arsyetuar mungesën e Muratit dhe i ka quajtur paragjykime deklaratën e kryetares, Hykmete Bajrami.
Edhe se mbledhjen e Komisionit e mbylli kryetarja Bajrami, vazhdimin e mbledhjes e vazhdoi nënkryetarja Arta Bajraliu.
Ani se deputeti nga VV Eman Rrahmani kërkoi nga nënkryetarja ta zë vendin e kryetares Bajrami, ai tha se mungesa e ministrit Murati është e paarsyeshme.