Komisioni për Integrim Evropian, në mungesë të kuorumit, e ka shtyrë për nesër takimin ku do të shqyrtohet Projekt-Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton EO.
Deputetja e VV-së, Arbëresha Hyseni-Kryeziu, tha se në mungesë të deputetëve e kanë të pamundur të vazhdojnë me punimet e takimit.
“Ishin edhe dy deputetë të opozitës që lëshuan sallën duke u quajtur opozitë konstruktive. Prandaj në mungesë të deputetëve e kemi të pamundur të vazhdojmë me punimet e këtij takimi.
Nesër në ora 9:30 caktohet komisioni për integrime”, u shpreh ajo.