Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar në lidhje me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka thënë se asociacioni, në çdo format të tij do të thotë territorializim të të drejtave dhe instrumenteve serbe në Kosovë.
“Ai është kërkesë dhe synim i Serbisë. Nuk është për serbët e Kosovës. Është kundër Kosovës. Nuk i avancon të drejtat e serbëve. Avancon ndikimin e Serbisë në Kosovë. Nuk i integron serbët. I ndanë dhe i izolon ata”, ka thënë Muja, shkruan Reporteri.net.
Tutje, ai tha se vazhdojnë të besojnë se bashkëjetesa e jo izolimi është vlerë perëndimore, teksa shtoi se “kështu na është thënë në dy dekadat e fundit”.
Kujtojmë se sot, me ftesë të Ambasadës Amerikanë në Prishtinë ka nisur të mbahet takimi ku do të diskutohet në lidhje me asociacionin. Në këtë takim, të ftuar janë zyrtarë qeveritarë, liderë politikë e anëtarë të shoqërisë civile.